• Numër shërbimi: +355 42 256091

RRETH NESH > Misioni dhe historiku > Misioni dhe historiku

Rregullore e brëndshme e AKUK-së

 
1.1. ROLI DHE MISIONI:
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime është i vetmi organ shtetëror i specializuar në fushën e furnizimit me ujë të pijshëm, kanalizimeve të ujërave të zëza dhe të bardha si dhe trajtimit të tyre (infrastrukturës ujore). Ajo mbështet teknikisht politikat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në përputhje me legjislacionin dhe politikat e Qeverisë të përcaktuara në strategjitë sektoriale. 

Roli i AKUK në fushën e veprimtarisë së saj është që të realizoje nëpërmjet autoritetit të saj ligjor dhe teknik, koordinimin dhe monitorimin e aktivitetit për sigurimin e furnizimit me ujë, kanalizimeve te ujërave të përdorura dhe trajtimit të tyre për të gjithë popullsinë e vendit, në bashkëpunim me pushtetet vendore dhe subjektet e menaxhimit të infrastrukturës ujore. 
Për të realizuar misionin e saj në mbështetje të kuadrit të përgjithshëm të veprimtarisë së Ministrisë, AKUK - ja:
• Harton kuadrin strategjik për zhvillimin dhe menaxhimin e sektorit të ujësjellës kanalizimeve në vendin tonë;
• Propozon planifikimin vjetor të investimeve nga Buxheti i Shtetit duke u mbështetur në nevojat që paraqesin Njësite e Qeverisjes Vendore / Sh.a Ujësjellës Kanalizime dhe e paraqet për aprovim Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë;
• Mbështet me financim, nëpërmjet Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, nevojat për kosto lokale, takse doganore dhe rimbursim TVSH-je, kontratat e miratuara të financuara nga donatoret e huaj.
• Propozon standartet dhe specifikimet teknike për Ujësjellësa dhe kanalizime dhe i dërgon për miratim në organet përkatëse;
• Harton dhe përgatit projekt aktet ligjore dhe nënligjore që kanë të bëjnë me fushën e administrimit dhe të shpërndarjes së ujit të pijshëm, largimit të organizuar dhe trajtimin e ujërave të përdorura;  
• Organizon dhe drejton punën për evidentimin e projekteve të reja në sektorin e infrastrukturës ujore;
• Ndjek reformat që ndërmerren nga Qeveria  për të përmirësuar menaxhimin, operimin si dhe të përmirësimit të treguesve të sektorit duke mbështetur Njësitë e Qeverisjes Vendore dhe subjektet e menaxhimit të infrastrukturës ujore;
• Përgatit dokumentacionin dhe ndjek ecurinë e zhvillimit të formave alternative të menaxhimit në sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve;
• Bashkëpunon me institucione qendrore dhe vendore, donatore të huaj, shoqata joqeveritare vendase apo të huaja, të interesuara për zhvillimin e sektorit të infrastrukturës ujore.
• Bashkëpunon me Sekretariatin e Këshillit Kombëtar të Ujit dhe Agjensitë e Baseneve Ujore për një menaxhim efikas të burimeve ujore sidomos për ato që shfrytëzohen për ujë të pijshëm; 
• Organizon dhe drejton punën për prokurimin e investimeve (studime, projektime, mirëmbajtje, rehabilitime, ndërtime të reja) sipas legjislacionit ne fuqi;
• Ndjek ecurinë e projekteve me donatore të huaj nëpërmjet njësive të zbatimit të projekteve në vartësi të saj dhe përgjigjet për ecurinë e tyre. Rakordon me Drejtorinë e Menaxhimit të Projekteve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për projektet e infrastrukturës ujore;
• Promovon dhe zbaton politikat e duhura realiste ne sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri, nëpërmjet zbatimit me efektivitet të programit të monitorimit;
• Organizon dhe drejton mbledhjen e të dhënave nga të gjitha shoqëritë ujësjellës-kanalizime që operojnë në territorin e vendit, rishikon dhe vlerëson të dhënat në mënyrë periodike, ruan integritetin e tyre, zhvillon standarde realiste për vlerësimin krahasues brenda sektorit, vëzhgon progresin e ndërmarrjeve të analizuara me qëllim përmirësimin e performances së tyre, të gjitha këto duke u bazuar në treguesit e punës;
• Bashkëpunon me Sektorin e Emergjencave Civile dhe institucionet e interesuara në hartimin dhe zbatimin e programeve për sigurimin e objekteve të infrastrukturës ujore; 
• Ndjek dhe zhvillon marrëdhëniet me organizatat dhe institucionet ndërkombëtare për sektorin e infrastrukturës ujore; 
• Organizon dhe drejton kualifikimin e personelit të AKUK dhe të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve nëpërmjet kurseve dhe seminareve që zhvillohen brenda dhe jashtë vendit; 
• Ndjek dhe monitoron nivelin e shërbimit të furnizimit me ujë dhe të largimit të ujerave të përdorura duke evidentuar problemet, duke dhënë rrugët e zgjidhjes së tyre duke informuar në çdo rast Titullarët e Ministrisë.
• Mundëson fushatat e sensibilizimit të publikut për të promovuar teknika të reja të bashkëpunimit me komunitetin në shërbim të zgjidhjes së problemeve të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve rritjen e nivelit të pagesës së ujit nga konsumatoret, uljen e shpërdorimeve të ujit të pijshëm, etj.
• Ndjek ecurinë e fushatave të organizuara nga Ndërmarrjet dhe AKUK.

 

Për më shumë